Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën e Arbrit në afërsi të Baypassit Qafë Murriz.

Siç shihet edhe nga pamjet makina ka përfunduar në kanal, ku fatmirësisht drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti fillimisht është pikasur nga drejtuesit e tjerë të automjeteve të cilët kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën.

Ndërkohë policia lokale e Matit ka nisur hetimet rreth këtij aksidenti. Sipas policisë shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e drejtuesit të automjetit ku dhe ka humbur kontrollin.

Shpesh herë në segmentin e rrugës Qafë e Buallit-Qafë  Murriz ka pasur aksidente për shkak të shpejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA