Një aksident është regjistruar pranë Knallës në Shëngjin.

Tre makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe katër persona kanë mbetur të plagosur. Ata fillimisht janë transportuar në spitalin e Lezhës, ndërsa tre prej tyre janë nisur drejt spitalit të Traumës.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar nga automjeti tip “Benz”. Automjeti tip “Benz” ka qenë duke shkuar në Shëngjin dhe është futur në parakalim  të gabuar në një rrugë ku vija është e pandërprerë dhe ka goditur ballë për ballë mjetin tip “Renault” që shkonte drejt Lezhës.

Goditja ka qenë e fortë duke bërë që motori i makinës tip “Renault” të përfundojë në oborrin e një shtëpie anash rrugës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA