68-vjeçari që qëlloi me armë zjarri 39-vjeçarin shqiptar në një parking në Pire, i është dhënë masa e sigurisë me paraburgim.
Gjatë seancës gjyqësore mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Pireut, 68-vjeçari ka kërkuar falje dhe është shprehur i penduar për veprimin e tij.
“Jam penduar. Sinqerisht kërkoj falje, ishte gabimi më i madh i jetës sime, për këtë pranoj dënimin tim”, ka thënë ai para hetuesve, ku ka kërkuar edhe ekzaminimin e tij nga psikiatri, sipas medias greke Protothema.gr.
Kryerja e ekspertizës psikiatrike është urdhëruar sipas detyrës zyrtare nga hetuesi, pasi as i akuzuari dhe as avokatja e tij, Elli Avramidou, nuk kanë paraqitur pretendime për uljen e akuzës.
“Me marrëveshjen e hetuesit dhe prokurorit, klientit tim i është caktuar masa e paraburgimit. Ai e ka pranuar aktin e tij dhe më ka kërkuar që t’ju përcjell faljen e sinqertë. Gjithashtu gjatë procesit ka deklaruar se ka qenë gabimi më i madh i jetës së tij”, u shpreh avokatja e tij Avramidou.
Top Channel