Drejtuesit e Manchester United janë të shqetësuar në lidhje me kompaninë që ka marrë në dorë mekaton e klubit. Bëhet fjalë për firmën “SEG”, e cila është krijuar nga menaxheri i trajnerit të “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag.
Në këtë kompani punon edhe djali i trajnerit holandez dhe te United janë të shqetësuar sepse merkaton e fundit, hyrjet dhe daljet në skuadër janë marrë përsipër vetëm nga kjo kompani. “SEG” përfaqëson Rasmus Hojlund, ndërsa ndërmjetësoi edhe transferimin me formulën e huazimit të Amrabat nga Fiorentina.
Po ashtu, kompania e cila ka lidhje të drejtpëdrejtë me Ten Hag ishte vendmmarëse edhe në shitjen e lojtarit të United, Zidane Iqbal te Utrecht. Interesant se në këto lëvizje, kompania SEG kishte siguruar Hojlund disa muaj para se ta transferonte te United, ndërsa po ashtu edhe me Zidane Iqbal kishte një marrëveshje vetëm dy muaj para se ta largonte nga Old Trafford duke e pasur të qartë vizionin se si do të lëvizte në tregun e transferimeve.
Në klubin nga Manchesteri kanë mbërritur ankesa të shumta nga agjentë të ndryshëm të cilët i kanë bërë me dije drejtuesve të United se nuk mund të bëjnë më marrëveshje me anglezët, pasi të gjitha lëvizjet janë kthyer në “pronë” të kompanisë SEG, e cila duke përfituar nga lidhja me Ten Hag ka nisur të bëjë ligjin sa i takon merkatos së klubit anglez.
Top Channel