Një histori tensionesh familjare mori një kthesë dramatike kur një baba 64-vjeçar dhe djali i tij 37-vjeçar, të dy nga Shqipëria, u arrestuan për një akt dhune ekstreme ndaj motrës së të parit dhe hallës së të dytit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Casarano, një komunë e Salentos në Leçe të Italisë. Dy të afërmit e gruas së moshuar, përkatësisht vëllai i saj 64 vjeç dhe nipi 37 vjeç kishin shkuar mysafir të shtëpia e së afërmes së tyre por për shkak të debateve të vazhdueshme mes tyre situata ishte rënduar dhe gruaja në nerva e sipër u kishte thënë të afërmeve të iknin nga shtëpia duke i nxjerrë jashtë.
Ajo që ndodhi më pas ka tronditur edhe vetë karabinierët. Dy burrat, babë e birë të shtyrë nga zemërimi pa fre, kanë hyrë në dhomën e gjumit dhe e kanë spërkatur rreth e qark me benzinë në tentativë për ti vënë flakën, ndërkohë që e afërmja e tyre ishte shtrirë të flinte. Por fatmirësisht ajo e ka ndjerë erën e benzinës duke kuptuar rrezikun që i kanosej dhe është larguar me vrap duke u arratisur.
Menjëherë ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar ndërhyrjen e karabinierëve të cilët kanë arrestuar babë e bir në flagrancë. Akuza e ngritur ndaj tyre është e rëndë duke përfshirë, dhunë dhe abuzim në familje, përndjekje dhe tentativë për vrasje.
Top Channel