Pakësimi i nxënësve po rrezikon shkollat artistike.

Më datë 2 Tetor nis viti akademik në Universitetin e Arteve, dhe deri më tani në këtë Univeristet në Fakultetin e Muzikës kanë konkurruar vetëm 34 nxënës për 137 kuota të kerkuar, prej të cilëve janë plotësuar 31. Një situatë e përmbysur pasi vite më parë konkurronin 600 nxënës nga e gjithë Shqipëria për 70 kuota të kërkuara.

“Në terma nominalë mund të themi që vjet ka pas më tepër sivjet ka më pak, por duke qenë një institucion pritës, ne nuk i mbjellim prurjet, ne presim çfarëdolloj kuotash që të paraqiten para komisionit. Ajo qe ne synojmë është që të krijojmë mundësinë e sistemit zinxhir nga 6 vjeçari deri tek 24 vjeçari që mbaron studimet këtu”- tha pedagogu Pjetër Guralumi.

Në Tiranë popullsia është trefishuar por e kundërta ka ndodhur me shkollat e muzikës, ato janë pakësuar. Nga 5 shkolla muzike që ka pasur më parë, tani janë vetëm 3 të tilla, e ndërsa Shtëpitë e Pionerit të cilat ishin në kërkim të talenteve të reja nuk ekzistojnë më

“Sot i bie që një fëmijë i Tiranës që rritet në Yzberisht, Babrru apo Shkozë do t’i duhet më shumë se gjysmë orë për të mbërritur në një nga shoollat e artit. Këtë fëmijë 6 vjeçar unë mendoj që prindërit nuk do ta çojnë më për muzikë, prandaj ndoshta ka ardhur koha për tu rishikuar edhe njëherë gjithë mastërplani i Shqipërisë për edukimin artistik. Ne si Universitet jemi të gatshëm që të kountribuojmë për të gjetur mënyra se si këto shkolla të ofrohen atje ku janë talentet, mos i themi gjitha talenteve hajdeni se vetëm në Tiranë jetohet”- tha Pjetër Guralumi.

Universiteti i Tiranës furnizohet nga shkollat e rretheve, mbyllja e shumë shkollave muzikore në rrethe apo zvogëlimi i orëve të muzikës, ka çuar në këtë reduktim të ndjeshëm të prurjeve në Tiranë. Ajo që shihet si problematike është edhe sistemi i tregut konsumator të artit i cili nuk ofron një art të kultivuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA