Oltioni punonte prej vitesh në Greqi. Talentin e tij në përpunimin e drurit e përdori për të fituar më shumë si emigrant.

Pagat në sektorin e mobilierisë si specialistë të lartë arrijnë mbi 120 mijë lekë, shifër dukshëm lart mesatares së vendit. Rritja e pagave, por edhe kriza ekonomike në vendin fqinj e riktheu atë në vendin e tij.

Për biznesin vendas e vetmja zgjidhje për të mbajtur punëtorët këtu por edhe për t’i rikthyer nga emigrimi është rritja e pagave. Kjo ka ndodhur në fakt në disa sektorë.

Në krye qëndrojnë specialistët e IT nxitur nga programi masiv i digjitalizimit, por edhe punët e lidhura me shërbimin. Ndërkohë sektori i industrisë dhe ndërtimit po vijon të ndjekë trendin. Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit bizneset kanë rritur pagat në nivel nga 15 – 50%.

Ndërtimi dhe aktivitetet e pasurisë së paluajtshme janë sektorët që kanë ndikimin më të madh në rritjen ekonomike dhe një nevojë shumë të madhe për punëtorë. Muajt e fundit ndërtimi rriti numrin e punësimit dhe kërkesa e lartë në treg rriti ndjeshëm edhe pagat e punonjësve.

Janë këto paga që po nxitën ish emigrantë si Oltion Panxhi nga Elbasani për tu rikthyer në shtëpi. Megjithatë ka ende një numër shumë të madh të të rinjëve dhe jo vetëm që duan të emigrojnë

 

Top Channel