“Edukatorja e quan ekzagjerim”/ Nëna e 3-vjeçarit të dhunuar në Kosovë: Rrahën edhe fëmijë të tjerë

19/09/2023 13:05

Nëna e trevjeçarit të dhunuar në çerdhen “Gëzimi ynë” në Kosovë, ka folur mbi ngjarjen ditën e sotme ekskluzivisht në “Shqipëria Live”.

Ajo u shpreh se i biri i kishte treguar mbi dhunën dhe se menjëherë e ëma i është drejtuar drejtoreshës së shkollës për t’i raportuar ngjarjen.

Sipas saj drejtoresha është treguar e gatshme për ta mbështetur ndërsa edukatoret kanë mohuar dhunën madje i kanë thënë që po e ekzagjeron situatën.

Nëna e tre vjeçarit u shpreh se ky nuk është rasti i parë i dhunës në atë çerdhe dhe se i biri i kishte treguar se edukatoret kanë dhunuar edhe fëmijë të tjerë, ndaj sipas saj, kjo situatë mori përmasa të mëdha në mënyrë që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.

E kam banesën shumë afër çerdhes. Unë si prind po dyshoj që nuk janë vetëm tre, mund të ketë edhe më shumë. Kuzhinierja nuk ka të drejtë të prekë fëmijën, direkt më shkoi mendja që ishin edukatoret kur i pashë shenjat. Djali tregoi, se flet shumë mirë, tha më kanë rrahur mësueset. Takova drejtoreshën, është shumë e mirë, më tha asnjë fëmijë nuk mund të dhunohet. Djali im tani kur dëgjon të diskutojmë për këtë temë ikën në dhomë. Drejtoresha u tregua e gatshme të më ndihmojë. Më tha që, duhet të bëj një ankesë. Djali më tregoi që e ka rrahur mësuesja e vogël me flokë të bardha. Edukatoret nuk e pranuan, njëra më tha nuk e njoh, tjetra më tha nuk e kemi dhunuar ndërsa tjetra më tha, mos i ekzagjeroni gjërat. Këtë punë nuk e kam bërë vetëm për fëmijën tim por për të gjithë fëmijët pasi mund të jenë të dhunuar.”– tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA