Dixhitalizimi i shumë pajisjeve në policinë e shtetit ka cuar në një hap tjetër dhe vendosjet e masave administrative për shkelje të ndryshme të kodit rrugor.
Tashmë do t’u themi lamtumirë fletëve të gjobave të ngjitura në xhamin e makinës kur shoferi nuk është prezent pasi cdo drejtues mjeti do ta marre njoftimin mëpërmjet portalit e-albania nëse ndëshkohet nga policia.
“E-gjoba lidhet me portalin e-albania në kohë reale dhe qytetari njoftohet te rubrika e njoftimeve për gjobën ku i jepen të dhëna për datën, vendin, targën e mjetit, shkeljen dhe masën administrative që ka marrë. Ndërsa tek rrubrika dokumentet e mia i del masa që ka marrë. Çdo qytetar të konfirmojë në portalnumrin e telefonitdhe e-mailin dhe njoftimi i gjobës do ti shkojë edhe në telefon me SMS ose në email”– tha Altin Qato, Drejtor i Policisë Rrugore.
Kjo risi teknologjike do të sjellë lehtësi jo vetëm për drejtuesit e mjeteve por edhe për punonjësit e policisë.
“Kjo risi do të japë efekte të drejtperdrejta si tek punonjësit e policisë dhe tek përdoruesit e rrugës. Ndër vite kemi pasur ankesa për këtë proces dhe mendoj se është diçka novatore”- tha shefi i komisariatit rrugor Tiranë, Besmir Qibini.
Njoftimi në kohë i shoferit për gjobën i mundëson atij dhe të përfitojë uljen me 50% e parashikuar nga kodi rrugor nëse e paguan brenda 15 ditëve gjobën e marrë.
Top Channel