Një shtetase italiane, që u përfshi në një aksident këtë pasdite në aksin rrugor Pogradec-Lin, ka humbur jetën në spital.

31-vjeçarja nga Milano po drejtonte një motor, ku pasagjere ishte një tjetër italiane, kur është përplasur me një mjet tip “Benz”, pranë fshatit Udënisht. Ajo u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por pas disa orësh ndërroi jetë, si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë, shoferi 33-vjeçar i “Benz-it” është vënë në pranga, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA