Shqipëria merr medalje bronzi në Botërorin e Mundjes, Zelimkhan Abakarov renditet i treti

18/09/2023 20:10

Përfaqësuesi i Shqipërisë në Botërorin e Mundjes të mbajtur në Serbi, Zelimhan Abakarov sigruoi medalje bronzi në Botërorin e Mundjes, ndërsa u rendit i treti.

Mundësi me origjinë çeçene mundi rusin Zavur Uguev dhe ia doli të fitonte medaljen e bronzit.

Një ditë më parë ai u mund nga serbi Stevan Miçiç në gjysmëfinale. Në rrugën për në finale, Stevan Miçiç fillimisht mposhti Koreanin Kim me 11:0, më pas ishte më i mirë se Abdualev nga Uzbekistani me 7:2.

Top Channel