Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzoi të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Me 14 shtator pati një pozicion të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës në veçanti, kundër marrëveshjes në përgjithësi. Ose do e zbatojnë marrëveshjen bazike ose nuk mund të zbatojmë ato që do Serbia. Kjo logjikë ka vdekur”, tha Kurti.

Më 14 shtator në Bruksel u mbajt takimi trepalësh mes Kurtit, presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Lajçak.

Takim ky pa rezultat, edhe pse pritshmëritë e ndërkombëtareve ishin të larta, ku Borell tha se të dyja palët t’i marrin seriozisht detyrimet e tyre.

Menjëherë pas takimit kreu i shtetit serb e pohoi se negociatat me kryeministrin e Kosovës, përfunduan pa sukses “në kuptimin e gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve”. “Është e qartë se Kurti, thjesht, i shmanget formimit të Asociacionit… Ky është thelbi i gjithçkaje. Serbia nuk i largohet detyrimeve të saj“, tha Vuçiç.

Nga ana tjetër Kurti pas takimit nuk la pa përmendur Lajçak:  “Është për të ardhur keq që Lajçak ka pranuar një kushtëzim të tillë dhe këtë e ka bërë në cenim të rolit të tij si lehtësuar dialogun”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA