Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Durrës ka nisur procesi i censit të popullsisë dhe banesave.

Sot në territorin e qarkut të Durrësit kanë dalë në terren 536 anketues, 408 prej të cilëve në bashkinë e Durrësit, 85 në atë të Krujës dhe 43 në Shijak. Anketuesit kanë nisur nga sot dhe në 6 javët në vazhdim punën për të grumbulluar të dhëna të detajuara derë më derë, po dita e parë i është kushtuar më së shumti shpërndarjes së bazës materiale dhe përgatitjes së saj.

Vitet e fundit lëvizjet e popullsisë kanë qenë të ndjeshme dhe Durrësi mbetet një nga bashkitë me interes të lartë për të jetuar e punuar dhe për shkak të qenit një nyje e rëndësishme e qarkullimit të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në vend. Është qyteti me qarkullimin më të madh turistik dhe pronësor.

“Detyrimin për t’ u përgjigjur e kanë të gjithë personat madhorë të cilët janë rezident, pavarësisht nëse janë shqiptarë, të huaj, apo pa shtetësi. Nisur nga karakteristikat e Durrësit, si një qytet me lëvizje të mëdha të popullsisë, po presim atë që do të reflektojë terreni në këtë drejtim”, shprehet Rustem Ndroqi, përfaqësues i censit për qarkun Durrës.

Përveç lëvizjes së lirë demografike dhe emigrimit të shumë familjeve në vazhdimësi, vitet e fundit kanë dëshmuar se numri i shtetasve të huaj që vijnë për të jetuar dhe punuar në Durrës është i lartë. Ai ka njohur një rritje progresive dhe të gjithë ata që janë rezident të paktën për 12 muaj, do t’i përgjigjen këtij censi. Informacioni do të ofrojë mundësi për të njohur realisht numrin e popullsisë dhe orientuar politikat e zhvillimit dhe investimet publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA