Këngëtarja Ruensa Haxhiaj, e njohur si Enca ka reaguar për herë të parë pas arrestimit nga policia e Tiranës.
“Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar për të gjithë suportin, komentet pozitive dhe dashurinë që kam marrë gjatë gjithë ditëve të vështira që kalova”, shkruan ajo në një postim në Instagram Story.
Kujtojmë se këngëtarja u arrestua nga policia e Tiranës më 12 shtatir, pasi iu gjetën në ballkonin e shtëpisë disa vazo të mbjella me kanabis.
Më pas ajo u lirua me vendim të Gjykatës së Tiranës, e cila caktoi masën “detyrim paraqitje” për këngëtaren. Prokuroria kërkoi arrest me burg, por gjykata vendosi lirimin e saj.
Enca është shprehur se është konsumuese dhe kanabisin në ballkon e kishte për përdorim vetjak.
Top Channel