Kryetari i Asamblesë së Dhomave të Avokatisë së Greqisë, Dhimitros Vervesos dhe Presidenti i Avokatëve pa Kufij, Patrick Heny së bashku me përfaqësues të tjerë grekë dolën sot në një konferencë për shtyp ku kërkojnë lirimin e Fredi Belerit.

Teksa akuzuan se Shqipëria po shkel Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, ata këmbëngulën me gjuhë të ashpër se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës po mbahet në burg në kundërshtim me ligjin.

Sa i përket çështjes Beleri. Pika e parë është shkelja e nenit 3 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila thotë se kur një organ i zgjedhur pengohet që të marrë detyrën e tij, kur nuk ka një dënim penal të formës së prerë që e ndalon këtë gjë, sipas ligjit të justifikojë rënien e tij nga detyra. Në këtë rast kur kemi paraburgim kur nuk përfshihet një gjykim i parevokueshëm, ai shmanget nga detyrimi për të ushtruar detyrën si kryebashkiak ku është zgjedhur të mbështesë interesat e atyre që e kanë zgjedhur. Masa e paraburgimit është në shkelje të nenit tre të protokollit të konventës. Kemi dhe shkelje të nenit 10 të konventës ku kemi një mohim që e ndalojnë atë të ushtrojë funksionin e tij dhe shkel të drejtën e shprehjes politike.

Kjo është një gjendje që e ndalon të përfaqësojë votuesit e tij. Bie ndesh sa i përket efektivitetit të zgjedhjeve të mbajtura më 14 maj duke minuar kështu vullnetin e popullit. Un nuk futem fare nëse ka apo jo faj, këtë do ta zgjidhin gjykatat e Shqipërisë. Kemi dhe shkelje sa i përket parimit të proporcionalitetit se çfarë kërkon ligji dhe çfarë po bazohet. Dënimi prej 4 muajsh, një shkelje e supozuar për ne është jo proporcionale. Mund të jetë paraqitje në organet përkatëse, por jo në këtë masë. Kam dëgjuar Ramën të flasë për pavarësinë e gjyqësorit, por unë nuk e shoh këtë gjë.

GJKKO ka lënë sot në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të bashkisë Himarë.

Fredi Beleri u arrestua në flagrancë dy ditë para zgjedhjeve lokale dhe vijon të mbahet në burg edhe pasi doli fitues në garën e 14 majit, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. Në pamundësi për të bërë betimin si kryebashkiak, Beleri akuzoi kryeministrin Rama si personin përgjegjës që pengon dhënien e lejes së veçantë që ai të kryej betimin. Sipas Belerit, nuk ka asnjë vendim gjyqësor që të ketë rrëzuar kërkesën e tij, pasi kjo do të përkthehej në kufizim të rëndë të të drejtave kushtetuese.

Kryeministri Rama vazhdimisht është shprehur se çështja Beleri i takon vetëm drejtësisë. Gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, ai tha se nuk ka asgjë për të diskutuar me palën greke në lidhje me këtë çështje sepse pala greke nuk dëgjon asnjë koment por vetëm këmbëngul duke rënë ndesh me ligjet tona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA