Atentati i dështuar ndaj Ines Hajrullës në 2019 në Vlorë/ Apeli lë në fuqi vendimin, 148 vite burg për autorët

18/09/2023 14:17

Gjykata e Apelit të Vlorës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Vlorës për dënimin me 148 vite burg në total ndaj grupit të Vlorës që i bënë atentat Ines Hajrullës në zonën e “Ujit të Ftohtë” në vitin 2019. 

Nga ky atentat, Hajrulla mbeti i plagosur.

Fajtor për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë është shpallur Daut Elmazi, ndaj të cilit qëndro në fuqi dënimi me 35 vite burgim.

Fajtor është shpallur edhe Gentjan Dautaj (Zoto), i cili po ashtu është dënuar me 35 vite burgim. Fajtorë me nga 25 vite burg janë shpallur Igli Memaj, Serxhio Ademi dhe Albano Goxhaj.

Atentati ndodhi më 10 maj të vitit 2019 në Vlorë, ku Ines Hajrulla u shpëtoi plumbave që u qëlluan nga një automjet në lëvizje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA