Rrugët e Shkodrës mund të jenë më të sigurta, kjo falë 3 nxënësve të gjimnazit “28Nentori”.

Me projektin për përmirësimin e qarkullimit rrugor, Ermi Tafili, Gerti Dermani dhe Endri Zaganjori, u shpallen fitues të vendit të parë në rajon, në festivalin global të Inteligjencës Artificiale të INTEL, një prej koorporatave kompjuterike me të mëdha në botë.

Me mbështetjen e mësueseve Vjola Jerina, Albana Stankaj e Blerina Lera, nxënësit krijuan një sistem, i cili arrin të identifikojë dhe fiksojë të gjitha shkeljet rrugore, i dokumenton dhe pastaj i raporton direkt në komisariatin e policisë.

“Ne nëpërmjet një kodimi kemi treguar disa filtra, për të analizuar targën e makinave që janë të parkuara gabim apo janë të ndaluara në një vend ku trafiku është bllokuar. Targa analizohet nga kamerat dhe dërgohet në polici”- tha Endri Zaganjori, nxënës.

“Ky sistem përdor një lloj modeli, inteligjence artificiale që quhet YOLO që mund të dallojë makinat që bëjnë lëvizje të parregullta apo shkelje rrugore, automatikisht pa ndihmën e një njeriu”- tha Ermi Tafili, nxënës.

“Ne mendojmë që do të jetë një ndihmesë e madhe në sigurinë e njerëzve duke ulur trafikun dhe që të jetë një vend më i sigurt për të gjithë”- tha Gerti Dermani, nxënës.

Studimet universitare, 3 të rinjtë po mendojnë ti vazhdojnë jashtë Shqipërise por pastaj duan të kthehen.

Më herët, nxënësit e këtij gjimnazi krijuan vullnetarisht edhe websajtin “VisitShkodra” por idea e tyre, u vlerësua me vetëm një falenderim nga bashkia Shkodër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA