Një 31-vjeçar që dyshohet se ka grabitur një banesë duke marrë aksesorë floriri, është vënë në pranga në Tiranë.
Dyshohet se i riu ka grabitur disa ditë më parë banesën e një 33-vjeçareje në zonën e Unazës së Re. Më pas i ka shitur bizhuteritë në një argjendari në Rrugën e Dibrës.
Ndërkohë, gjatë kontrollit të banesën e tij, policia ka gjetur sasi lënde të dyshuara narkotike narkotike kanabis dhe kokainë, dy peshore elektrike, qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, një grirëse për lëndë narkotike, tre maska, si dhe katër shkopinj bejsbolli.
I riu do të hetohet për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Top Channel