Sonte në “Exclusive”/ Njollat e murrme, kryqëzimi i një vepre

17/09/2023 12:10

“Njollat e murrme” është një vepër simbolike e një prej periudhave më të egra të historisë së vendit tonë. E cilësuar si një vepër-denoncim i mënyrës sesi regjimet totalitare arrijnë të vrasin artin.

Por drama, pati një fat të keq. Sepse shënoi rënien e menjëhershme të një vepre artistike dhe autorëve të saj nga majat e lavdisë… në greminën e ndëshkimit të censurës së kohës.

Kur e sheh tani me vëmendje, atë bocet drame koncepti dhe ndërtimi i skenës, dialogu, gjuha shqipe, karakteret e vizatuara apo dhe atmosfera që ajo krijon është kaq e thjeshtë. Po aq edhe novatore për modelin që ajo sjell në skenën shqiptare.

Nuk duhet të harrojmë. Janë fundvitet ‘60 dhe duke u zhvendosur në kontekstin e kohës, liberalizmi perëndimor ofronte ngjyra të tjera shumë më moderne. Kish mbaruar koha e heronjve të luftës. Ishte individi me të drejtat e tij që mund ta rrotullonte botën.

Epokë e re. Monumente të reja.

Por, a ishte gati një vend i vogël komunist si Shqipëria t’i mirëpriste këto zhvillime botërore?

“Exclusive” sjell sonte një dokumentar historik me fakte e dëshmi përgatitur nga autorja Monika Stafa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA