Teksa 35 vite më parë ndodhej në Ukrainë së bashku me ekipin tij, regjisori britanik Adam Alexander iu drejtua tregut për të gjetur ushqim ai provoi për herë të parë një spec në ngjyrë të kuqe shija e të cilit e impresionoi.
Kaq mjaftoi që ai të kthente vëmendjen e tj tek kulturat lokale dhe të udhëtonte në vende të ndryshme të botës për të mbledhur fara frutash dhe perimesh të ndryshme.
“Më quajnë detektivi i farave sepse 35 vite më parë unë isha në Ukrainë në Donjeck. Isha regjisor dhe kisha nevojë të ushqeja stafin tim dhe nuk kishte ushqim atëherë në Bashkimin Sovetik, ndaj shkova në treg. Aty gjeta një spec të kuq i cili ishte shumë i shijshëm ndaj mendova që nëse merrja disa fara në shtëpi mund ta rrisja atë lloj speci në kopshtin tim në Britaninë e Madhe dhe që atëherë vazhdoj ta kultivoj. Pra një spec i kuq më 135oi nga në një rrugëtim me udhëtime në gjithë botën duke bërë filma në një njeri që shkon në treg, bisedon me fermerët dhe kërkon varietetet lokale.. Kjo u kthye edhe në një dëshirë për ti lidhur njerëzit përmes kulturës së ushqimit të tyre. Speci që e gjeta në Donietsk tani e shpërndaj tek ukrainasit që takoj, të njëjtën gjë kam bërë edhe me Sirinë dhe disa vende të tjera ku tokat janë të rrezikuara“, tha Adam Alexander.
Teksa ka zgjedhur Korçën për të gjetur fara lokale ai thotë se gogozharja është një prej kulturave më të veçanta të zonës. I njohur edhe si “Detektivi i farave”, Adam, përgjatë viteve ka arritur të ketë një koleksion me më shumë se 500 fara ndërsa e rendit Shqipërinë si një vend të pasur dhe me diversitet të lartë.
“Shqipëria është për mua e jashtëzakonshme, është si një pikëtakim i diversitetit të kulturave ushqimore dhe flora është unike. Ajo që kam para është se fermerët i ruajnë farat nga gjenerata në gjeneratë dhe kjo është mënyra sesi duhet të prodhojmë ushqimin kudo që të kemi kultura rezistente , dhe diversitet të shkëlqyer. Kam rreth 500 varietete që janë nga vende ttë ndryshme disa vijnë nga bankat gjenetike. Unë rrit disa kultura për ti rikthyer ato në vendet e tyre në mënyrë që fermerët ti kultivojnë dhe ti shpërndajnë më tepër”, tha ai.
Për “detektivin e farave” ky nuk është thjesht një hobi apo një pasion por një qëllim i qartë për t’i bërë njerëzit të mendojnë rreth ushqimeve që zgjedhin të konsumojnë.
Top Channel