Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në autostradën Lezhë – Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Kakarriqit.

Një makinë tip “Audi”, e cila drejtohej nga një 22–vjeçar ka përplasur një 54–vjeçar, që po drejtonte një ciklomotor.

Makina ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe me pas është përplasur me malin në anë të rrugës. Burime për Top Channel bëjnë me dije se në gjendje të rëndë në spital është shoferi i çiklomotorit.

Ende nuk dihet shkaqet e aksidentit, ndërkohë që pritet zbardhja e ngjarjes nga grupi hetimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA