Një fëmijë 11 vjeç ka mbetur i plagosur në kryeqytet, pasi u përplas nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:15, në afërsi të fushës së sportit në Laprakë.

I mituri është goditur nga një mjet dhe si pasojë e lëndimeve të marra, është dërguar në spital.

Nuk dihet nëse ka qenë shkelje e rregullave ne drejtimin e mjetit apo arsye të tjera që shkaktuan aksidentin. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe pritet zbardhja e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA