Mbyllet fushata ndërgjegjësuese për “Tetorin Rozë” në Fier, mjekët bëjnë thirrje për të bërë kontrollet
Rreth 300 kilogram kanabis janë gjetur brenda një kamioni, që do të kalonte kufirin nga Shqipëria drejt Malit të Zi.
Kamioni tip “Renault”, i drejtuar nga shtetasi nga Durrësi K. O. që shoqërohej nga babai i tij, ishte i ngarkuar me dërrasa dhe me paleta që kishin destinacion Austrinë.
Por, gjatë kontrollit të kryer gjatë natës, në mjet u gjet sasia e madhe e lëndës narkotike dhe mjeti u bllokua. Nuk dihet burimi i lëndës narkotike, ndërkohë që ka nisur hetimi për ngjarjen.
Kontrollet për ndalimin e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike janë shtuar gjatë javëve të fundit në vendin tonë. Vetëm pak ditë më parë, në disa qytete, u organizua operacioni “Tempulli”, ku në pranga ranë 233 persona që shisnin drogë pranë shkollave.
Top Channel