Në episodin e dytë të emisionit “Punë pa teka” në Top Channel, gazetarja Kristi Gongo bëhet pjesë e ushtrisë shqiptare.
Kristi ka marr emërim në kompaninë e tretë të forcave të armatosura dhe pa e nisur detyrën nuk e kishte idenë e gjithë peripecive që e prisnin.
Disiplina ushtarake vërehet në çdo sekondë, por a ja doli Kristi t’iu bindet urdhrave të komandantit? Sprova kryesore ishte përballja me kundërshtarin, ku Kristi provoi të qëllojë me armë M4 jo vetëm një herë…
Fushëbeteja nuk ishte pika e fortë e Kristit, por atmosfera është më reale se kurrë. Edhe pse trupi nuk do t’i përgjigjet, përpjekjet e togës nuk e lënë në baltë. Ata e çojnë në këmbë në mënyrën e tyre…
Komandant Kuçana i thërret: Sa më shumë djersë në stërvitje, aq më pak gjak në luftë… Aty, Kristi e kupton se çfarë i bënte çdo ditë këta njerëz të stërviteshin e të jepnin shpirtin në një terren të pa minuar…
Çdo aksion ka një koordinim preciz. Në renditje, në hap, në komandë. Është e jashtëzakonshme adrenalina që të çon drejt kryerjes së ushtrimeve me kundërshtarin imagjinar.
Top Channel