Dështimi i takimit të së enjtes në Bruksel iu faturua palës kosovare që refuzoi të pranojë planin për zbatimin e marrëveshjes bazë të normalizimit.

Megjithatë, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, fajtor në këtë pikë është Serbia, pasi ai propozoi një plan të tij e palët tjera asgjë.

Por plani i tij që parasheh njohjen de-facto nga Serbia, njohjen e dokumenteve e demarkacionin, nuk u mirëprit në vend, pasi konsiderohet se Kosova doli dekonstruktive.

Në aspektin praktik të ecurisë së dialogut nuk është aq i duhur sepse i prish balancat mes shumë akterëve dhe tenton të imponojë një kërkesë të vetën, pa i marr parasysh kërkesat e tjerëve“- shprehet dekani Artan Muhaxhiri, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Kjo qasje e Kurtit në dialog pritet t’i kushtojë edhe më shumë Kosovës shtojnë njohësit.

“Fajtori është identifikuar te pala kosovare, prandaj mund të pritet vazhdimësi e këtyre masave ose edhe ndonjë sanksion tjetër”– thotë Muhaxhiri.

Në anën tjetër, ekspertët thonë që Kosova nuk duhet të fokusohet vetëm në një pikë të marrëveshjes, atë të asociacionit.

Njohja e kufirit, njohja e simboleve, mospengimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe natyrisht moscënimi i integritetit territorial, kjo është e rëndësishme me u sqarua në fillim sepse rregullon marrëdhënien bilaterale dhe pastaj mund të flasim për çfarëdolloj asociacioni’- tha dekani Gazmir Raci, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar masa ndëshkuese për palët që tregohen dekonstruktive në procesin e dialogut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA