Presidenti Bajram Begaj ka shprehur keqardhje për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares së ‘Zërit të Amerikës’, Rudina Dervishi.
Begaj i shprehu ngushëllime familjes, bashkëpunëtorëve dhe miqve të shumtë të Dervishit, duke e konsideruar të ndjerën një figurë të dashur për shqiptarët anembanë botës.
“Me keqardhje mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares së seksionit shqip të ‘Zëri i Amerikës’, znj. Rudina Dervishi.
Gjatë 25 viteve të karrierës së saj në këtë medium, ajo u shndërrua në një figurë të dashur për shqiptarët anembanë botës.
I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së saj, bashkëpunëtorëve dhe miqve të shumtë që ajo fitoi me zërin e saj të ngrohtë si gazetare dhe drejtuese e emisionit ‘Ditari’’- shkruan Begaj.
Gazetarja dhe drejtuesja e “Ditarit”, Rudina Dervishi u nda nga jeta të martën në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dyvjeçare me kancerin e gjirit.
Top Channel