I shtrirë përtokë dhe i mbuluar nga gjaku, Top Channel siguron pamjet e shqiptarit pak minuta pas vrasjes

15/09/2023 16:45

Top Channel ka siguruar pamjet pak minuta pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Pire të Greqisë, ku u vra një 40-vjeçar shqiptar.

Sipas raportimeve të mediave greke, shqiptari i identifikuar si Brigen Limka me origjinë nga Korça u qëllua me pushkë nga një person i moshuar.

Viktima dhe autori kishin pasur konflikte të herë pas hershme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Praxitelous 147” në Pire ku viktima punonte si roje parkingu.

Sherri ka nisur në parking, pasi autori dhe viktima debatonin shpesh për vend parkimin e automjetit të autorit,i cili e pengonte viktimën t’u shërbente klientëve të parkimit që kishte me qira.

68-vjeçari Dhimitris Kutrumanis e ka qëlluar një herë në kokë, është kthyer sërish dhe e ka qëlluar për herë të dytë.

Menjëherë pas ngjarjes,  68-vjeçari është dorëzuar në policinë greke. Viktima është dërguar fillimisht në spitalin e Zaneios, por fatkeqësisht nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA