Ruensa Haxhiaj, e njohur si Enca, është liruar sot me vendim të Gjykatës së Tiranës, që caktoi masën “detyrim paraqitje” për këngëtaren.

Prokuroria kërkoi arrest me burg për artisten, por Gjykata vendosi lirimin e saj. Vetë Enca është shprehur se është konsumuese dhe kanabisin në ballkon e kishte për përdorim vetjak.

Enca u arrestua në 12 shtator për kultivim kanabis në banesën e saj. Ajo kishte mbjellë disa bimë kanabis në vazo, të cilat i kishte vendosur në ballkonin e shtëpisë.

Kanabisi, i gjetur në ballkonin e banesës së Encës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA