Presidenca e Këshillit të BE: Duhet të luftojmë krimin e organizuar dhe sulmet kibernetike! Emigracioni rëndësi kyçe

14/09/2023 14:44

Në Tiranë po zhvillohet Ministeriali euro-ballkanik i Ministrave të Brendshëm nga BE-ja dhe rajoni ynë, në kuadër të Procesit të Berlinit, me pjesëmarrjen e 26 delegacioneve të nivelit të lartë.

Përfaqësues i Presidencës së Këshillit të BE-së, Fernando Grande, ministër i Brendshëm, shtroi tre pika kryesore që Ballkani Perëndimor duhet të arrijë në bashkëpunim me BE.

Pasi ka shprehur falënderimet për ftesën dhe organizimin e samitit, ai tha se programi i sotëm përfshin çështje parësore jo vetëm për rajonin por edhe për BE.

“ – Menaxhimi i integruar i kufinjve në Ballkanin Perëndimor. Presidenca e Këshillit po punon fort të përmirësojë më tej funksionimin e zonën Shengen dhe të nxisë një menaxhim inteligjent e të sigurt të lëvizshmërisë përtej kufinjve të jashtëm. Përmasa e jashtme e emigracionit është një rëndësi kyçe. Për këtë Presidencë është përparësi për të parandaluar emigracionin e parregullt. Takimi i sotëm do të jetë një mundësi për të arritur rrugën e përbashkët për të arritur një efektivitet më të madh, qoftë ai parandalues apo reagues përmes bashkëpunimit me vendet e BP. Arritja e një marrëveshje është padyshim një prej objektivave më të rëndësishëm e ambiciozë të kësaj presidence.

– Bashkëpunimi rajonal në luftimin e krimit të organizuar. Pa u përqendruar te ndonjë tipologji kriminale kjo Presidencë e vlerëson me rëndësi përqendrimin tek trafikimi i qenieve njerëzore, trafikimin e lëndëve narkotike dhe trafikimin e armëve të zjarrit që është thelbësor. Përvveç kësaj ne nuk humbasim nga sytë edhe krimin e organizuar, si p.sh. pastrimin e parave. Për këtë Presidencë është me përparësi që të identifikohen dhe shpërbëhen grupet e organizuara.

– Partneriteti për sigurinë kibernetike. Kemi qenë viktima të sulmeve kibernetike që kanë shënjestruar shërbime thëlbësore. Grupet terroriste përdorin internetin për të nxitur sulme në tokën evropiane. Duhet te hartojmë masa të menjëhershme parandaluese. Kjo mund të bëhet përmes trajnimit dhe shkëmbimit të praktikave më të mira.

Kjo pasqyrë e shkurtër reflekton faktin se BE ndan objektiva dhe interesa të përbashkëta me Ballkanin Perëndimor”, tha ministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA