Për herë të parë pas më shumë se katër muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, takohen sot në Bruksel, me insistimin e ndërkombëtarëve që duan të shohin zbatimin e marrëveshjes se normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe, me të cilën të dy liderët u pajtuan në muajin shkurt por vetëm gojarisht.

Kreu i diplomacisë së bllokut europian Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm Mirosllav Lajçak janë takuar fillimisht me Vuçiç, e një orë më vonë me Kurtin.

Takimi trepalësh paskësaj nisi në orën 11 me në fokus ujdinë me 11 nene që parashikon mes tjerash, një nivel të caktuar vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë. Kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, dhe i detyron ato që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese. Kurti dhe Vuçiç, sipas agjendës që ka publikuar BE-ja, diskutojnë edhe për “çështjet aktuale”. Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje që t’i marrin seriozisht detyrimet e tyre. Analistë të ndryshëm megjithatë, i shohin të pakta mundësitë që edhe kjo përballje të prodhojë rezultatet e shpresuara nga BE-ja e SHBA-ja. Milica Andriç Rakiç nga organizata “Nisma e re sociale” në Mitrovicën e Veriut thotë se duhet një qasje e re e udhëheqësve të të dyja vendeve për të pasur përparim.

Rrahman Paçarizi mendon se palët duhet t’i përmbushin kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare që nga shtensionimi i situatës në veri të Kosovës e deri te zbatimi i marrëveshjeve. Sipas tij, është kryeministri i Kosovës që duhet të ndryshojë qasjen në dialog.

“Duhet të dëshmojë partneritet dhe të dëshmohet si partner i qëndrueshëm me perëndimin natyrisht duke mbrojtur interesat e Kosovës, mirëpo bashkëpunimi me perëndimin nuk është në kundërshtim me interesat e Kosovës, përkundrazi”, thotë analisti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA