E bëri SHBA? Vrasja e El Mencho-s në Meksikë, mbështetje “inteligjence” 23/02 13:18
Janë identifikuar gjashtë persona, të cilët gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri-Poloni në “Arena Kombëtare”, hodhën flakadanë në fushë dhe ushtruan dhunë.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit G. Ll., R. G., E. H., A. D., B. M. dhe G. Ç.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve të tjerë që kanë ushtruar veprime të kundërligjshme gjatë aktivitetit sportiv.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel