Vjedhje në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë, autorët marrin kompjuterat dhe arratisen
Banorët në Libi kanë përjetuar orë tmerri, pasi stuhia shkatërrimtare ka marrë me vete gjithçka. Deri më tani rezulton se numri i të zhdukurve ka kaluar mbi 10 mijë.
Presidenti Bajram Begaj përmes një postimi në platformën X ka shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen për popullin e Libisë në këtë kohë të vështirë.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Libisë gjatë kësaj kohe të vështirë. I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve që kanë humbur të dashurit për shkak të ndikimit shkatërrues të stuhisë Daniel në Libinë lindore”, ka shkruar presidenti Begaj.
Qyteti Derna, më i godituri, dyshohet se ka pjesën më të madhe të të vdekurve. Zona u godit rëndë nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet nga stuhia mesdhetare “Daniel”, që shkaktoi çarjen e digave dhe zhdukjen e lagjeve të tëra.
Pamjet apokaliptike bënë xhiron e rrjetit, ku uji vërshonte me shpejtësi duke marrë çdo gjë me vete. Ekipet e kërkim shpëtimit po punojnë intensivisht në të gjithë vendet e goditura, teksa shkalla e vështirësisë është e lartë për shkak të nivelit të lartë të ujit.
Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, i gjithë vendi është në shtetrrethim, njëkohësisht shkollat dhe dyqanet janë mbyllur.
Në raportimet paraprake rezultojnë të paktën 150 shtëpi të shkatërruara totalisht. Kryeministri Abdulhamid Dbeiba, i ka urdhëruar të gjitha agjencitë shtetërore që të menaxhojnë dëmet pas përmbytjeve, ndërsa Zyra e Kombeve të Bashkuara në vend njoftoi se e po ndjek situatën nga afër.
Top Channel