Parkuan brenda perimetrit të sigurisë së një shkolle të mesme, ndëshkohen tre drejtuesit e mjeteve në Peshkopi

13/09/2023 14:19

Tre drejtues mjetesh janë ndëshkuar me masë administrative gjobë, pasi parkuan brenda perimetrit të sigurisë në një shkollë të mesme në qytetin e Peshkopisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesit e automjeteve dhe më pas është bërë heqja e tyre me karrotrec.

“Policia e Dibrës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe ambulantët që tentojnë të shesin në afërsi të shkollave, të zbatojnë me korrektësi perimetrin e suigurisë së shkollave, pasi Policia është e vendosur për të zbatuar ligjin dhe nuk do të tolerojë asnjë shkelje të tillë”- thuhet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA