Kosova jep gjysmë milion euro për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi
13/09/2023 11:20
Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro për familjet e ndikuara nga tërmeti në Turqi, që ka ndodhur muaj më parë.
Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi miratoi edhe Projektligjin për shërbime sociale dhe familjare, ku u tha se shërbimet ndaj këtyre kategorive do të ndahen në parësore, dytësore dhe tretësore.
Krahas kësaj, qeveria miratoi Projektligjin për falimentim dhe themeloi Këshillin për zhvillim të industrisë.
Po ashtu i dhanë dritë të gjelbër vendimit për shpronësim të disa pronave në Prizren dhe Shtërpcë.
Top Channel