Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023/ Rama gjatë konferencës: Ekipet në terren për gjashtë javë

13/09/2023 10:40

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës hapëse dha detaje për realizimin e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023 që pritet të mbahet në shtator.

Ai tha se janë pjekur kushtet, pasi janë dy faktorë mbështetës, partnerët dhe teknologjia, ndërsa theksoi se është një punë e përgatitur prej katër vitesh.

Ekipet do të jenë në terren për gjashtë javë për të mbledhur të dhënat.

Rama: Janë pjekur kushtet sepse kemi dy faktorë, një garanci e rëndësishme, partnerët, kemi francezë, zviceranë, gjermanë, të gjithë të njohur për shpirtin e tyre të saktësisë dhe eksperiencën për të qenë të saktë në numërim dhe patjetër me mbështetjen e BE-së me një fond të konsiderueshëm 55% nga qeveria shqiptare, pjesa tjetër nga këta partnerë. Teknologjia e lartë e cila na jep një ndihmë të rëndësishme për të përdorur atë që përdoret në realitet, si mjet që garanton shifrat në kohë reale, INSTAT ka një eksperiencë të padyshimtë dhe një vijueshmëri profesionale, një nga institucionet e pakta në këtë vend që kur thua është i depolitizuar askush nuk ngre dorën për të bërtitur jo nuk është e vërtetë. Është një punë e përgatitur prej 4 vitesh, ekipet kanë zonat referuese me mjetet që duhet të kenë nën dispozicionin, do të bëjnë regjistrimin në kohë reale. Ata do të jenë në terren për 6 javë me tabletat për regjistrimin. Është një ushtrim i vështirë se duhet trokitur derë më derë, të dhënat janë një nevojë absolute për shumë arsye, pikë së pari për të identifikuar realisht konkretisht sa shqiptarë të këtij vendi jetojnë në këtë vend sot, po ashtu sa është numri i pasurive të tyre të patundshme.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 synon të jetë në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) për raundin e vitit 2020 të Censeve dhe gjithashtu me rregulloret e fundit të BE-së për zbatimin Censit të Popullsisë dhe Banesave.

Censi i Popullsisë dhe Banesave ofron të dhëna mbi numrin zyrtar të popullsisë në një vend, në njësinë më të vogël gjeografike, së bashku me informacionin mbi një numër të zgjedhur të karakteristikave demografike, sociale dhe ekonomike të popullsisë. Në mënyrë të ngjashme, Censi i banesave ofron  numërimin zyrtar të të gjitha banesave në vend në njësinë më të vogël gjeografike, së bashku me informacionin mbi një numër të zgjedhur të karakteristikave të banesave.

Censi i Popullsisë dhe Banesave do të nisë më 18 shtator 2023 dhe Puna në terren do të zgjasë gjashtë javë.

Risitë e Censit 2023 janë:

Përdorimi i pajisjeve elektronike tablet,  të cilat do të zëvendësojnë pyetësorët letër për procesin e mbledhjes së të dhënave në terren:

Modernizimi i Sistemit të Informacionit Gjeografik (GIS), mbledhja, monitorimi, analiza dhe shpërndarja e të dhënave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA