Grupimi i Sali Berishës dhe grupimi i Gazment Bardhit zhvilloi një mbledhje këtë të mërkurë në sallën e mbledhjeve të Grupeve Parlamentare në Kryesinë e Kuvendit.

Në përfundim të mbledhjes në një prononcim për media Berisha u shpreh se diskutimet e kësaj mbledhjeje u përqendruan në agjendën e ditës së nesërme të parlamentit.

Berisha tha se opozita do t’i japë përgjigjet e merituara për të gjitha shkeljet në kundërshti me ligjin dhe Kushtetutën, drejtimin disfunksional të dhe shkelmimin nga ana e institucioneve të vendit të të drejtave elementare të deputetëve për t’u informuar dhe informuar zgjedhësit e tyre.

Berisha: Përfundoi mbledhja e grupit. U diskutua e gjithë agjenda e nesërme e parlamentit. Qendrimet që do mbajnë deputetët dhe z.Bardhi do t’ju informojë më me hollësi. U diskutua gjerësisht mbi drejtimin absolutisht disfunksionial në kundërshti me ligjin, me Kushtetutën të Parlamentit, shkelmimin nga ana e institucioneve të vendit të të drejtave elementare të deputetëve për t’u informuar dhe informuar zgjedhësit e tyre. Braktisjen që i bën Edi Rama Parlamentit. Për të gjitha këto grupi parlamentar, deputetët e opozitës do të japin përgjigjet e merituara. Faleminderit!

Pyetje: Z.Berisha a e konsideroni mundësinë për të krijuar një grup më vete ju së bashku me deputetët e Gazment Bardhit?

Berisha: Ti e sheh qiellin e kthjellët dhe e konsideron mundësinë e shiut. Ja ku është dielli tani.

Pyetje: Z.Berisha, z.Basha është zgjedhur nga instancat e BE si reporteri për konfiskimin e aseteve ruse. Keni një koment për këtë?

Berisha: Ai është Këshilli i Europës, jo Bashkimi Europian, por eksperiencë me rusët ka ai. Kaq mund të them. Mirupafshim!

Nga ana tjetër, Bardhi tha se do të propozojnë një paketë ligjore për rritje pensionesh për personat me aftësi të kufizuar. Bardhi tha se po ashtu do të kërkojnë mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e inceneratorëve.

“Grupi parlamentar i PD-së ka vendosur që të propozojë një paketë ligjore që të rriten pensionet, si dhe të çojmë para caktimin e minimumit jetik. Sa i takon llogaridhënies së qeverisë, kanë ndërtuar një agjendë të komisioneve parlamentare. Parlamenti do duhet të njihet me raportin e zyrës së BE-së për abuzimin me fondet e BE-së nga ABZHR. Mocion me debat me kryeministrin sa i takon aferës së inceneratorëve. Kemi kërkuar se kur do të zhvillohet mocioni me debat dhe kërkesa për interpelancë me Ramën”,  tha Bardhi.

Lulzim Basha dhe deputetët që e përkrahin bojkotuan sërish mbledhjen.

FOTO GALERI
2/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA