Erkand Qerimaj dhe Briken Calja nuk ia dolën dot t’i dhurojnë medalje peshëngritjes shqiptare në Botërorin që po zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite në kategorinë deri në 81 kg teksa në dy garësh u renditën respektivisht në vendin e 7 dhe të tetë.
Erkand Qerimaj garoi në grupin A të kësaj kategorie dhe në stilin e shkëputjes ngriti 156 kg duke u renditur në vendin e 5. Ndërsa në stilin e shkëputjes, peshëngritësi shkodran e mbylli garimin me 182 kg, në vendin e 8, dy garëshin e mbylli me 338 kg me vendin e 7 si pozicion përfundimtar.
Ndërsa Briken Calja garoi në Grupin B dhe në total ngriti 337 kg, një rezultat ky që i dha mundësinë që të pozicionohet në vendin e 8. Peshëngritësi nga Shtërmeni e mbylli stilin e shkëputjes me 150 kg të ngritur ndërsa në shkëputje arriti të ngrejë peshën 187 kg për dy garëshin me 337 kg, që i jep mundësinë të jetë mes dhjetëshes më të mirë të botës.
Prej vitesh këta dy peshëngritës na kanë mësuar të na dhurojnë medalje, por u bën disa aktivitete radhazi ku pjesëmarrja e tyre ka ardhur në rënie duke ju larguar podiumeve.
Top Channel