Viti i ri shkollor sapo ka nisur dhe nxënësit rikthehen pas një periudhe të gjatë pushimesh.
Ata duhet të ndryshojnë rutinën e deritanishme. Psikologë e sociologë rekomandojnë që fillimi të jetë i çlirët dhe të gjithë faktorët pra nxënësit, mësuesit e prindërit të marrin kohën e tyre.
“Nisja e procesit mësimor konsiderohet si një nga periudhat për të rëndësishme të vitit që shoqërohet me emocione pozitive dhe negative si frika, stresi, pasiguria, veçanërisht tek nxënësit e klasës së parë dhe të dhjetë, pasi ndryshojnë shkollën, kanë klasë të re, mësues dhe staf të ri mësimor.
Ndaj atyre iu duhet pak kohë për t’u përshtatur me realitetin e ri. Rekomandohet që në javën e parë të shkollës nxënësit të mos ngarkohen më shumë detyra, deri sa të krijojnë një lloj socializmi dhe përshtatje. Prindërit duhet të ndihmojnë për krijimin e rutinave të reja. Fëmijët gjatë 3 muajve pushime kanë krijuar rutinë ndryshe, flinin vonë, zgjoheshin vonë, rrinin gjatë në celular, mund të konsumonin pije energjike.
Por tani gjithçka duhet të ndryshojë. Fëmijët duhet të flenë herët, të ushqehen mirë, të shmangin qëndrimin më orë të zgjatura në telefon, duke pasur parasysh që në shkolla nuk lejohet celulari. Të gjitha këto për mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor.”-shprehet punonjësja sociale Brunilda Hatillari.
Top Channel