Dogji tri banesa pasi i vuri zjarr tokës së tij , arrestohet 36-vjeçari në Finiq
12/09/2023 20:15
Ka rënë në pranga autori që shkaktoi zjarrin dje në Finiq, si pasojë e të cilit u dogjën tri banesa dhe u rrezikuan disa të tjera.
36-vjeçari M. B., i vuri zjarrin tokës së tij, ditën e djeshme, dhe nga përhapja e flakëve u përfshi një sipërfaqe shumë e madhe, u dogjën pjesërisht 3 banesa dhe u rrezikuan disa të tjera.
Kur ka parë se zjarri po dilte jashtë kontrollit, ai është larguar. Zjarri, i favorizuar nga era, mori përmasa të mëdha dhe u dogjën edhe të mbjella.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Top Channel