Më 14 shtator përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë do t’u kthehen takimeve të dialogut në Bruksel.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç fillimisht do të kenë takime të ndara me ndërmjetësuesit evropianë e pastaj do të ketë edhe një takim trepalësh.
Sipas njohësve, nga ky takim i vjeshtës nuk pritet diçka konkrete as në aspektin e zbatimit të marrëveshjes e as shtensionimit të situatës.
“Nuk pres asgjë nga takimi i 14 shtatorit, sepse edhe pala fasilituese nuk është serioze. Pra, do të ketë zotime, për zotimet e zotuara.”-u shpreh Dritëro Arifi, profesor i çështjeve ndërkombëtare.
Si shenjë për këtë ishin edhe vizitat e telefonatat nga ndërkombëtarët, por që në këtë pikë Kosova është në disfavor.
“Fokusi i palës serbe dhe Bashkimit Evropian do të jetë vetëm në menaxhimin e krizës së veriut, që i konvenon jashtëzakonisht shumë palës serbe.”
Konsiderohet po ashtu që në këtë fazë është e rëndësishme që faktori ndërkombëtar të aktivizohet më intensivisht për marrëveshjen e shkurtit.
“Duhet më shumë vullnet si nga lehtësuesi po ashtu edhe nga palët për të zbatuar një marrëveshje që është arritë në Bruksel.”-shprehet njësi Visar Xani.
Zbatimi i marrëveshjes bazë për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë dhe aneksi i saj kanë mbetur pezull pas tensioneve të fundit në veri.
Top Channel