23/12 21:18
Pas ndeshjes në Shkup kundër Maqedonisë së Veriut, ku e nisi sfidën nga minuta e parë, Sandro Tonali nuk do të jetë në ndeshjen e Italisë ndaj Ukrainës këtë të martë.
Ish-mesfushori i Milanit nuk do të kthehet në “San Siro” si protagonist, por do të ulet në tribunë së bashku me shokët e tij italianë Provedel dhe Spinazzola.
Mediet italiane raportojnë se Tonali ka pasur një problem fizik në stërvitje dhe si pasojë nuk mund të luajë në këtë sfidë.
Ndonëse nuk raportohet për asgjë serioze, por gjithsesi dëmtimi që pësoi është një pengesë që do ta detyrojë të humbasë ndeshjen vendimtare kundër Ukrainës. /Supersport
Top Channel