Sylvinho, trajner i Shqipërisë, një mjeshtër i komunikimit dhe i frymëzimit të ambientin kuqezi, ka reaguar këtë të hënë me një postim në Instagram për suksesin e deritanishëm në eliminatorët e Evropianit.
Braziliani shkruan se Shqipërinë e presin edhe tri finale deri në arritjen e objektivit përfundimtar.
“Një javë me një punë fantastike dhe rezultate të rëndësishme. Jam shumë i lumtur që këto rezultate u kanë sjellë shumë lumturi të gjithë shqiptarëve. Kemi përpara tri finale dhe do të vazhdojmë të punojmë me seriozitet maksimal, zemër e shpirt për të arritur objektivin tonë final. Forca Shqipëri!”
Me këmbë në tokë dhe më fjalë që i shkojnë për shtat një kapiteni, Berat Gjimshit gjithashtu reagoi në Instagram pas suksesit me Poloninë.
“Ëndrra nuk bëhet realitet me magji, por kërkon të derdhësh djersë, vendosmëri dhe shumë punë!
Top Channel