Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Krorëzës, shpëtohen dy turistë gjermanë
11/09/2023 14:46
Dy turistë gjermanë të cilët po lundronin me kanoe, kanë rrezikuar të mbyteshin për shkak të dallgëve të mëdha në plazhin e Krorëzës, Sarandë.
Kaonet e tyre u mbushën me ujë dhe kjo gjë bëri të pamundur lundimin më tej.
Policia kufitare i ka ardhur menjëherë në ndihmë, duke nxjerrë në breg dy turistët në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanoet e tyre.
Top Channel