Polonia doli pa pikë nga “Air Albania”, me Shqipërinë që triumfoi 2-0 duke i dhënë një goditje të fortë polakëve dhe jo vetëm, por edhe trajnerit Santos.
Një humbje që në Poloni ka shkaktuar një “tërmet”, me mediet polake që kanë sulmuar trajnerin, por ky i fundit, pas sfidës në Tiranë deklaroi se nuk e mendon aspak dorëheqjen.
“Më pëlqeu qëndrimi ynë. Goli i Kiwior do të kishte ndryshuar plotësisht ndeshjen, por në fund ai gol u anulua. Në momentin kur sfida ishte plotësisht e barabartë, ne humbëm pak forcën dhe ata shënuan një gol të mrekullueshëm. Në pjesën e dytë ishim më të motivuar, më pëlqeu skuadra, megjithatë ishte e vështirë ndaj një Shqipërie që luajti në perfeksion. Dorëheqja? Unë jam thjesht trajner. Kam fituar Europianin, Nations League dhe tani sipas jush nuk po bëj asgjë? Kemi ende rrugë përpara dhe do të luajmë të gjitha shanset tona” – tha trajneri Santos.
Ndaj Shqipërisë, Fernando Santos pësoi humbjen e tretë në stolin e Polonisë, pasi më parë ishte mundur nga Çekia dhe Moldavia.
Top Channel