Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka pëkujtuar 22-vjetorin e sulmeve tragjike të 11 shtatorit në SHBA, të cilat u morën jetën rreth 3 mijë personave.
“Sot ndalemi për të kujtuar ngjarjet tragjike të 11 shtatorit. Ne qëndrojmë në solidaritet me Shtetet e Bashkuara, duke nderuar jetët e humbura atë ditë.
Lufta kundër terrorizmit na bashkon, duke forcuar vendosmërinë tonë për paqe dhe siguri”- shkruan Begaj.
Një seri sulmesh të kordinuara terroriste, u udhëhoqën nga grupimi terrorist Al Kaeda, kundrejt Shteteve të Bashkuara më 11 Shtator 2001. Objekte të sulmit ishin ndërtesa të rëndësishme në SHBA, si Kullat Binjake ku ishte vendosur Selia e Organizatës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, ndërtesa e Pentagonit si dhe Shtëpia e Bardhë.
Terroristët arritën të shkatërrojnë Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe të dëmtojnë rëndë Pentagonin në Uashington. Mijëra qytetarë u vranë në sulmin më të rëndë terrorist në historinë e njerëzimit, nga të cilët 2 752 viktima – 343 zjarrfikës dhe 60 policë – u shënuan në kullat binjake.
Top Channel