Për herë të parë nxënësit e komunitetit rom do të kenë mundësi të mësojnë gjuhën e tyre amtare në shkollë.

Në Elbasan si një projekt pilot në dy shkolla 9 vjecare ku ka shumicë të komunitetit rom, në shkollën “Abdyl Paralloi” dhe “Hamit Mullisi” është futur gjuha rome. Aktualisht në Elbasan mësojnë rreth 280 nxënës të komunitetit rom.

Edhe në qarkun e Elbasanit viti i ri shkollor është shoqëruar me ulje të numri të nxënësve. Dy shkolla vartëse në zona malore të Librazhdit e Gramshit janë mbyllur, ndërkohë që në 3 gjimnaze të Gramshit për vitin shkollor 2023-2024 nuk hapet klasa e 10 pasi nuk u plotësua numri i përcaktuar për një klasë, prej 10 nxënësish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA