Gjykata Antikorrupsion deklaroi datën 25 shtator si ditën kur do të shpallë vendimin ndaj të pandehurve të inceneratorit të Fierit.

Ky vendim u deklarua pasi gjykata dëgjoi mbrojtjen e pesë të pandehurve të fundit.

“Babai i Alqi Bllakos nuk është marrë në pune prej meje, por nga Guisepe Ciafiaglione”,  tha në gjykatë Arjola Kodra një nga administratorët e shoqërisë konvensionare në djegësin e Fierit. Mes të akuzuave të SPAK, Kodra kujtoi se për punësimin e familjarit të ish sekretarit të përgjithshëm, kontrata ishte firmosur nga italiani dhe se ajo si administratore kishte kryer vetëm pagesat.

“Edhe sikur ta kem punësuar unë, ai ka punuar si kushdo tjetër”, shtoi gjatë mbrojtjes Kodra e cila u vetdeklarua e pafajshme.

Pafajësi kërkuan edhe administratori Loran Dusha, që pretendon se nisi punë në vitin 2018 dhe sakaq faturat ishin firmosur. Arben Denizi dhe Erjon Murataj thanë se nuk ishin prerë fatura fiktive për shit-blerjet pasi punimet ishin kryer realisht dhe se nuk kompetencat për të publikuar procedurat për koncensionarin në një buletin të huaj i përkisnin një komisioni tjetër. Pafajësinë kanë pohuar më herët edhe ish ministri i Mjedisit dhe ish sekretari i përgjithshëm që akuzojnë SPAK se ka fshehur provat për të favorizuar persona të tjerë.

Brenda kësaj jave për inceneratorin e Elbasanit do të ketë gjithashtu një seancë për t’u mbrojtur të pandehurit dhe më pas gjykata do të shpallë një datë se kur do ta japë vendimin edhe për inceneratorin e Elbasanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA