Santos rrezikon shkarkimin, Shqipëria do të jetë vendimtare

10/09/2023 18:54

Shqipëria pret Poloninë në një ndeshje që do të vendosë jo pak sa i përket rrugëtimin drejt Europianit Gjermani 2024, teksa një fitore e kuqezinjve, do t’i afronte ndjeshëm me objektivin.

Situata te Polonia nuk është më e mira dhe mediat polake aludojnë edhe për një përçarje në grup, teksa kjo ndeshje do të ketë rëndësi të jashtëzakonshme edhe për trajnerin portugez Fernando Santos.

I ulur në stolin e Polonisë pas Botërorit të Katarit, tekniku portugez nuk ka arritur të krijojë lidhjen e duhur me ambientin, teksa mediat polake janë të bindura se një rezultat negativ mbrëmjen e sotme në “Air Albaia” do të pasohej me shkarkimin e tij.

A do të rezultojë Shqipëria fatale për trajnerin që u shpall Kampion Europe me Portugalinë në verën e 2016-ës?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA