Gjermania është kampione bote në basketboll për meshkuj. Skuadra e drejtuar nga Gordon Herbert triumfoi në një finale të mbushur me emocione. Ndeshja finale që përmbylli botërorin “FIBA 2023” mes Gjermanisë dhe Serbisë përfundoi në shifrat 83-77.

Një ndeshje e luftuar nga të dyja palët, ku shpesh herë avantazhi ndërronte krah. Në periodën e parë Serbia ishte në avantazh në shifrat 26-23. Më pas në të dytën Gjermania rikuperoi shumë pikë teksa pjesa e parë e sfidës u mbyll në baraspeshë të plotë në shifrat 47-47.

Në pjesën e dytë të sfidës, në periodën e tretë, Gjermania ishte e papërballueshme teksa rezultati 22-10 solli entuziazëm te ‘panzerat’. Në periodën e fundit Serbia reagoi, por nuk mundi të ndryshonte rrjedhën e takimit teksa krejt takimi u mbyll me rezultatin 83-77.

Ky sukses ishte i pari në historinë e Gjermanisë, teksa arritja me e madhe e kësaj përfaqësuese ishte medalja e bronzit në Botërorinë e vitit 2002 në SHBA.

Në ndeshjen tjetër, në finale e vogël për vendin e 3-të dhe të 4-t, Kanadaja arriti të mposhti përfaqësuesen e SHBA, teksa me ndihmën e kohës shtesë, mori medaljen e bronzit me fitoren 127-118 në botëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA