Foto ilustruese

Një 23-vjeçar ka marrë peng të dashurën e tij 17-vjeçare në Tiranë dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë ku 23-vjeçari B.Ll., 23 vjeç që banonte në Xhafzotaj të Durrësit, ka marrë peng për disa orë të dashurën e tij të mitur.

23-vjeçari e ka marrë me forcë në automjetin e tij vajzën duke i hequr asaj lirinë për disa orë dhe e ka dhunuar ndërsa rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA